Fillon koncerti më i madh i viteve të fundit në Prishtinë

Kultura February 17, 2018 - 20:35

Në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë ka filluar të mbahet koncerti i cili pritet të jetë më i madhi i viteve të fundit, shkruan “Zëri.info”.

Këngëtarja Rita Ora do të ngjitet në skenë në orën 22:00, si simbolikë e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa tashmë gjithçka është gati.

LEXO EDHE: Zbulohet befasia e madhe që e paralajmëroi Rita Ora

Numri i njerëzve që kanë ardhur ta përcjellin është jashtëzakonisht i madh.

Para Rita Orës në koncertin e saj po performojnë disa DJ, kurse në skenë pritet të ngjitet edhe Ledri Vula.

Është bërë e ditur se Rita do të këndojë 30 minuta, kurse koncerti do të përfundojë me fishekzjarre. /Zëri/

Image 
Image 
Image 
Image