Xhelo Jusiq dhe “Pranvera në Prishtinë”

Kultura January 19, 2018 - 08:50

 Kisha shkruar për autorët muzicientë kroatë që i njoha dhe për ata që vdisnin. Por kësaj radhe do t'ia përkujtoj opinionit të dashur shqiptar një personalitet të madh muzikor që jeton në Dubrovnik e që kishte frekuentuar në “Akordet e Kosovës”, me një aranzhman të një kënge që u bë historike.

Por ky tregim e ka edhe prapavijën e vet të historisë dhe të muzikës argëtuese kosovare. Viti 1981, ngjarje që tronditi tërë Jugosllavinë dhe botën demokratike: shqiptarët e Kosovës paraqitën kërkesat përfundimtare të largimit nga Jugosllavia dhe nga Lindja dhe për krijimin e pavarësisë.

Në të vërtet në këtë vit filloi dënimi kolektiv i shqiptareve dhe i zhvillimit te tyre. Shqiptarët luftën e zgjeruan edhe në veprimtari dhe sektorë tjerë të jetës: art, kulturë, teatër, sport dhe muzikë.

Për promovimin sportiv të situatës se atëhershme nëpërmjet Klubit futbollistik dhe te boksit “Prishtina” nuk duhet humbur shume fjalë dhe kohë.

Fryma e rezistencës u tregua edhe me vargje dhe muzikë. Kështu në vitin 1982, në “Akordet e Kosovës”, po prezantohej muzika që i këndohej ardhmërisë lidhur me një Kosovë tjetërfare. Vërtet autorët kosovarë për të sforcuar ndjenjën e qëndresës shqiptare në këtë vit, lansuan këngë që simbolizonin një Kosovë tjetër. Kuptohet jashtë Jugosllavisë. Pikërisht në këtë vit kur filloi me të madhe represioni shtetëror dhe tentimi i disiplinimit politik të Universitetit të Prishtinës, gazetës “Rilindja”, RTP-së, Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe të institucioneve tjera të Rilindjes Kombëtare, në “Akordet e Kosovës” na vije kënga plote simbolikë dhe porosi për të ardhmen, “Pranvera në Prishtinë”, e kënduar nga Sabri Fejzullahu, i cili festival edhe sot mbetet simbol i një hovi kulturor. Kënga e komponuar nga Musa Piperku dhe me vargje të Milaim Berishës, ishte një kombinim i vërtetë. Por nga ata qe s'duhet harruar, duhet theksuar se aranzhmanin esencial dhe të këngës fituese e kishte bërë maestro i madh zagrebas dhe dubrovnikas, Xhelo Jusiq. Me këtë aranzhman kënga u bë ajo që u bë. Dhe u bë himni i Kosovës i kohës pas demonstratave studentore. Kuptohet kënga u bë e madhe nga kompozitori, aranzhuesi, këngëtari dhe së fundi nga Aleksander Gjoka. Me emocione të tilla jetohet me vite të tëra.

Për arkitekturën aranzhuese të kësaj kënge u pajtuan edhe Tomor Berisha, Reshat Randobrava, Riza Dolaku e të tjerë kompozitorë kosovarë. Por njëri nga këngëtarët e paharruar, Bashkim Paquku, dëftonte se pa këtë aranzhman të Xhelos në “Pranvera në Prishtinë” dhe të Stjepan Mihaljinec në këngën e Severin Kajtazit “Rënkimi” të “Opatija 1978”, e kenduar nga Bashkimi, këto këngë mund të mbesnin ne gjysmë rruge. Aranzhmani e bëri te veten. Nën ndikimin e këtyre vlerësimeve, ia beha dhe të takohem në Dubrovnik me të madhin Xhelo Jusiq, të cilin e informova për jetëgjatesinë e kësaj kënge dhe ndikimin e saj në gjeneratat e vjetra dhe të reja. Kjo e bëri të lumtur se ai është ende prezent në valët kulturore dhe muzikore të Kosovës.

[Image result for sabri fejzullahu] [Image result for aleksander gjoka] Kënga “Pranvera në Prishtinë”,  kishte bashkuar shumë artistë dhe këngëtarë nga Kosova dhe Kroacia: Xhelo Jusiq, Musa Piperku, Milaim Berisha, Sabri Fejzullahu, Frano Lasiq dhe Aleksander Gjoka

[Image result for musa piperku] Madhështia e vargjeve “Pranvera në Prishtinë” [Image result for frano lasic] : "S'harrohet kjo ngrohtësi e parë/ Kur pranvera ishte në Prishtinë/ Unë e ti si dy këngëtarë/ Thurnim vargje  për ardhmërinë”

Në tregimin e tij mbizotërues muzikor në Kroaci, ai ka një tregim interesant artistik: “Në vitet e luftës të Kroacisë me Serbinë, unë isha në ballë të disa aktiviteteve për të refuzuar bombardimin dhe luftën kundër qytetit tim të dashur. Këtë e kam prezantuar edhe në disa libra të mi. Papritmas filloi të mos dëgjohen kambanat e kishës së qytetit. Kjo ishte e arsyeshme nga bombardimet barbare të qytetit. Kjo situatë me kambana gati u bë e zakonshme. Qyteti u bë i shurdhër. Por, një ditë një mik imi zagrebas, me thirri me telefon dhe shprehu habinë për mosdëgjimin e kambanave të qytetit. E gjeta zgjidhjen muzikore: Shpejt e komponova një këngë “Kambanat e vjetra të Dubrovnikut", e cila u këndua nga Tereza Kesovija. Per çudi, pas dëgjimit të kësaj kënge, filluan të dëgjohen sërish kambanat e qytetit tim të dashur. Muzika e bëri ndryshimin dhe punën me kambana. Më bëhet qejfi nëse kënga e Musës dhe duart e mija në aranzhim e kaë bërë punën edhe në Kosovë"

Menjëherë pas “Akordeve të Kosovës”, Xhelo, i entuziazmuar nga kjo këngë e bëri një aranzhman të ri në gjuhën kroate dhe të kënduar nga Frano Lasiq. Paramendoni nga “Pranvera në Prishtinë”, kënga kaloi në vargjet “Te dua marroçi im i vogël”. Edhe në Kroaci kënga shpërtheu dhe u bë hit i madh dhe i adhuruar në vitet e 80 - ta. Në të vërtetë, kjo ngjarje nuk bën të harrohet nga askush. Në takimin tim me Xhelon, në Dubrovnik, e shpalosëm historinë e këngës dhe e njoftova për bujën e madhe të saj dhe se edhe sot me admirim këndohet nga Sabriu dhe Aleksandri. Kuptohet dorëzohet para famës së këngës dhe triumfit të saj në “Akorde të Kosovës.”

Në vazhdim të tregimit për këngën, Xhelo premton: “Dorëzohem para historisë së këngës dhe do e bëj një këngë të re dhe aranzhmanin të saj për adhuruesit e muzikës të Kosovës. Të lutem i zgjedh vargjet dhe i përkthen në gjuhen kroate që ta ndjej emocionin dhe identifiko këngëtarin që do ta këndojë. Por, më sill një  plis të bardhë shqiptar".

Kam punuar në lidhjen e kësaj alenace muzikore. Vargjet janë marrë nga patrioti, shkrimtari dhe muzicienti Jusuf Gervalla.  Ndërsa kënga në shqip dhe kroatisht do t'i besohet për këndim këngëtares së re mitrovicave Teuta Kurti. Pritet finalizimi i këtij projekti. Për të prezantuar ndjesinë artistike i jap këto vargje të Jusuf Gervalles dedikuar këngës“Vendlindja”: “Këndoj me mallëngjim/ O dielli i vendlindjes time/ Këtë jetë, këtë jetë mizore/ Veç rrezja jote di me e kthjellë”