Kultura

‘Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë’ botohet në 17 gjuhë të ndryshme

‘Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë’ botohet në 17 gjuhë të ndryshme
08 shtator 2017 • 15 : 12 foto • zëri.info

Revista prestigjioze e Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë (ISA), ”GLOBAL DIALOGUE”, në numrin e saj të ri, (vëll. 7/3), ka botuar intervistën më të re të Labinot Kunushevcit, intervistuesit të emrave të njohur të sociologjisë botërore, të cilën e ka realizuar me profesorin e Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Berisha, për trashëgiminë e kolonializmit serb në Kosovë, raporton Zeri.info.

Në këtë intervistë është diskutuar për qëllimet, strategjitë, specifikat dhe pasojat e kolonializmit serb në Kosovë, për qasjen e sociologjisë shqiptare ndaj tendencës së ideologjisë serbe për dominim politik, etnik dhe kulturor mbi shqiptarët.

Po ashtu është diskutuar edhe për ndikimin e miteve, propagandës dhe iluzioneve në inferioritetin e shqiptarëve dhe për kontekstin e Jugosllavisë në dritën e perspektivave post-ideologjike.

“Bota dinë shumë pak për vuajtjet e shqiptarëve!”, ka thënë redaktori i revistës, Michael Burawoy, pas leximit dhe redaktimit të intervistës.

Kjo intervistë e botuar në 17 gjuhë vjen pas dy intervistave tjera të botuara në ”Global Dialogue” me sociologët bashkëkohorë, George Ritzer dhe Patricia Hill Collins, të cilat Kunushevci i ka realizuar më parë në kuadër të një projekti shkencor ku ka përfshirë dhe intervistuar sociologë nga mbarë bota duke bërë një ndërlidhje mes sociologjisë kombëtare me sociologjisë ndërkombëtare përmes bashkëbisedimeve online duke trajtuar aspekte të ndryshme teorike dhe në veçanti kontekstin e integrimit të Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

Kunushevci ka bërë të ditur për “Zërin” se këto intervista do të botohen së shpejti në një libër.

Intervistën me sociologun Ibrahim Berisha, autorin e librit “Vdekja e Kolonisë”, i cili së shpejti do të botohet në anglisht, mund të lexohet në cilën do nga gjuhët e mëposhtme, të cilat kohë pas kohe do të bëhen të qasshme. /Zeri.info/

Linqet: fq. 19-21: http://isa-global-dialogue.net/volume-7-issue-3/

Ose direkt në anglisht: http://isa-global-dialogue.net/the-legacy-of-colonialism-i…/

Image

© zëri.info