Kabashi, Matoshi dhe Musliu, anëtarë të Akademisë së Filmit Evropian

Kultura August 14, 2017 - 14:08

Tre artistët kosovar, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Trim Musliu janë anëtarët më të ri të Akademisë prestigjioze të Filmit Evropian EFA duke numëruar kështu 17 anëtarë nga Kosova të cilët janë pjesë e Akademisëm, shkruan zeri.info.

Në bazë të sukseseve të arritura Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi si aktorë të filmit “Babai” dhe Trim Musliu si producent i filmit ‘Home Sweet Home’, janë ftuar të anëtarësohen nga Akademia e Filmit Evropian me propozim nga drejtori i QKK-së, Arben Zharku.


Akademia e Filmit Evropian është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themeluese si Pedro Almodovar,
Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj. Së fundmi edhe regjisori Visar Morina i është bashkangjitur Akademisë së Filmit Evropian.

Në këtë Akademi janë të anëtarësuar mbi 2700 personalitete të përfshirë në industrinë e filmit në Evropë. Anëtarësimi në Akademinë Evropiane të Filmit gjithashtu nënkupton se ata do të mund të marrin pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të European Film Awards, ceremoni kjo që ka të njëjtën rëndësi si ajo e ndarjes së çmimeve Oskar nga Akademia Amerikane e Filmit. Zëri