Kultura

Ilir Tafa prezantohet me dy projekte në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Ilir Tafa prezantohet me dy projekte në Festivalin e Filmit në Sarajevë
12 gusht 2017 • 15 : 50

Në mesin e shumë emrave të mëdhenj të kinematografisë, në Festivalin e Filmit në Sarajevë do të jetë pjesëmarrës edhe aktori i mirënjohur shqiptar Ilir Tafa, njofton Klan Kosova.

Ai do të prezantohet me dy projekte filmike të cilat janë premierë – “Invisible” të regjisores Amra Mehiç me datën 12.08.2017 dhe “Zhaba” të regjisorit Elmir Jukiç me datën 14.08.2017, këtë e ka bërë të ditur vetë aktori në një prononcim për Klan Kosova, duke bërë me dije se drejt këtij festivali do të marrë udhë nesër.

Festivali i Filmit i Sarajevës është festivali kryesor dhe më i madh i filmave në Europën Juglindore, dhe është një nga festivalet më të mëdha të filmave në Evropë. Ai u themelua në Sarajevë në 1995 gjatë rrethimit të Sarajevës në Luftën e Pavarësisë së Bosnjës dhe sjell çdo vit në Sarajevë të famshëm ndërkombëtarë dhe lokalë.

Festivali mbahet në gusht dhe paraqet shumëllojshmëri të gjerë të funksioneve dhe filmave të shkurtër nga e gjithë bota.

Festivali prestigjioz këtë vit u hap më 11 gusht dhe zgjatë deri më 18 gusht, njofton Klan Kosova.

© zëri.info