Kjo ju pret sonte në 'DokuFest'

Kultura August 08, 2017 - 17:57

Në qytetin e Prizrenit po vijon dita e psetë e festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtë e dokumentar, “DokuFest”, shkruan “Zëri.info”.

Gjatë ditës së sotme në gjitha kinematë e qytetit ka vazhduar shfaqja e filmave në bazë të programit të filmave të publikuar më herët.

Në Hamamin e Prizrenit është mbajtur paneli i diskutimin me temë “Rinia duke e ndërtuar të ardhmen tonë” kurse ka vazhduar punimet punëtoria në rrugë e fototekës “Marubi”. Kjo punëtori po pasqyron fotografi të “Marubit” përmes artit të rrugës në Prizren, si një dhuratë e fototekës më të vjetër shqiptare, asaj të Shkodrës, për qytetin historik të Kosovës, Prizrenin.

Sonte me fillim nga ora 22:00 në Kino Plato do të shfaqen katër filma në kuadër të programit kombëtar. Këta janë: “Stacion”, “Qyteti i mureve”, “Heaven has been fooled” dhe “Recolletion”. Të njëjtit do të reprizohen të mërkurën në ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës.

Sivjet ky program ka sjellë në Prizren mes datave 7-10 gusht nëntë premiera që u shfaqen për herë të parë në “DokuFest”.

“Vlen të përmendet që edhe cilësia e autorëve kombëtarë sivjet ka qenë e nivelit të jashtëzakonshëm duke i krahasuar me nivelet e viteve te kaluara, e sidomos autorët nga Shqipëria ku prej 13 filmave sa edhe janë në kategori garuese, 6 prej tyre janë të autorëve shqiptarë”  ka theksuar për “Zërin” kuratori Karahoda.

Nata sonte në “DokuFest” përmbyllet si zakonisht me ndejën e “DokuNights” në Marash ku të do perfromojnë Crown & The ZBDs dhe Dj Goce./Zëri/