Presidenti Nishani dekoroi Çun Lajçin me çmimin 'Mjeshtër i madh'

Kultura July 18, 2017 - 16:40

Aktori nga Kosova, Çun Lajçi, është nderuar nga Republika e Shqipërisë me një çmim të rëndësishëm. Presidenti Bujar Nishani e ka dekoruar aktorin Lajçi me çmimin “Mjeshtër i madh”, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet aktori, përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook. “Njoftoj miqtë e mi se mora lajmin nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë për dekorimin tim "Mjeshtër i madh" në lëmin e artit teatral e kinematigrafik. Faleminderit Shqipëri”, shkruan Lajçi në Facebook. /Zëri/

Image