‘Eho’ sonte në ‘PriFilmFest’

Kultura July 18, 2017 - 15:34

Filmi “Eho” me regji nga Dren Zherka do të shfaqet sonte në kuadër të festivalit ‘PriFilmFest’, shkruan zeri.info.

Filmi shfaqet në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ky film 93 minutësh flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal.

Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj, një njeri i moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjellë në fund të udhëtimit të tij. Këto dy personazhe luhen nga Selman Jusufi dhe Klara Höfels.

‘Eho’ është realizim i kompanisë filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. /ZERI