Testamenti antikomunist i Pajes

Kultura July 08, 2017 - 08:47

Zhurmë e madhe është krijuar rreth testamentit të aktorit të madh serb Pavle Vujisiç, i njohur si Paja. Ishte gruaja e tij, e cila pas shumë vitesh demanton ato që thuhen për testamentin e tij jo vetëm në media e portale, por edhe në një libër të shkruar për aktorin e madh.

Bashkëshortja e aktorit, Mirjana Vujisiq, nëpërmjet një interviste dhënë në "Nedelnjik", ka demantuar të gjithë ata që testamentin e Pajes e kanë vlerësuar në kuptimin se ai nuk kishte pranuar askënd të flas në varrimin e tij, duke pohuar se në testamentin e tij ai u referohej vetëm komunistëve.

Kështu, për urrejtjen e madhe që Paja kishte ndaj komunistëve bashkëshortja e tij ka thënë:

"Njëherë ai ishte kidnapuar dhe ishte dërguar në takim me Titon. Milovan Gjilas ia kishte ndërprerë karrierën prej gazetari. Ishte dëbuar nga Fakulteti i Drejtësisë. Njëherë nuk ishte përmbajtur dhe ishte futur në konflikt me Krcunin". Ajo pastaj ka thënë se vuajtja e tij e brendshme ishte aq e ashpër, sa nga fundi i jetës së tij, kur sëmundja i kishte marrë hov, ishte afër vetëvrasjes.