Filozof i kohës në kohë dhe për çdo kohë

Kultura July 07, 2017 - 08:51

Filozofia më e vjetër po ashtu është  edhe `bashkëkohorja` si e sotmja mbi pyetjen, mbi kuptimin, mbi të vërtetën, mbi kushtet dhe fillimin e çdo gjëje  që mbetet e njëjta pyetje për breznitë e ndryshme”

Filozofia sipas strukturës dhe funksionit të vet është kundër çdo meditimi spekulativ të pastër teorik dhe abstrakt. Përkundër meditimit mirë të menduar, i cili është mishëruar me problemin në shqyrtim, duke e thënë këtë problematikë, pra të menduarit spekulativ dhe të menduarit meditativ.

Përfaqësuesit e mendimit spekulativ botën e kanë kuptuar dhe komentuar vetëm si formë dhe mënyrë të re spekulative  e jo në formë dhe mënyrë  të thelluar për problemin i cili është në shqyrtim, siç ka thënë Marksi në tezën e tij të 11: “Filozofët  deri më tani vetëm e kanë komentuar botën, mirëpo gjëja qëndron në atë që ajo të ndërrohet”.

Duke u nisur nga ajo që u tha më lart, duhet jo vetëm të theksohet, por besa edhe të potencohet; të vërtetën duhet thënë. Për me qenë filozof duhet me qenë polihistor, duke e thënë këtë në kuptimin e plotë të fjalës.  Ai duhet me qenë poliglot  i dijshëm me dijeni të mirëfillta për misionin, të cilin, si të thuash, ai ia ka falë jetën. Pavarësisht sakrificave, me të cilat ballafaqohet gjatë  rrugëtimit të tij, duke e thënë këtë kuptohet, nëse është e mundur me një fjalë për të vërtetën, për të cilën parësore nuk ka qenë jeta por e VERTETA, të cilën e kanë paguar me gjithçka në fund të fundit edhe me kokë, si në rastin e  Pitagorës, të cilin kundërshtarët – analfabetët e tij e kanë djegë së bashku me universitetin e tij “Ipatin ( filozofen më të  njohur dhe më të shquar në tërë Akademinë  Neoplatoniane, vr. autori) e nxorën nga koçia dhe e shqyen copa – copa. Zhan de Molej kujtohet akoma për flakët në të cilat e dogjën. Savonarola u dogj në sheshin e Firencës. Galileu u detyrua të mohonte në gjunjë fjalët e tij. Xhordano Bruno u dogj nga inkuizicioni. Roxher Bekëni u detyrua t`i bënte eksperimentet e tij në fshehtësinë e qelisë dhe e la dijen e tij të fshehur nën një kod. Dante Aligieri vdiq në mërgim, larg qytetit të tij të dashur. Frnasis Bekëni u detyrua të mos fliste, i kërcënuar me përndjekje. Kaliostroja është njeriu  më i përgojuar i kohëve moderne. I gjithë ky varg njerëzish të shquar flet për egërsinë  me të cilën i ka trajtuar njerëzimi mendimtarët e tij”  

Të vërtetën me qëllim e përmenda pak më sipër,  për të cilën, siç edhe u tha, se mendimtarët e ndryshëm të kohërave të ndryshme shoqëroro – historike dhe kulturo – historike për të treguar dhe për të vërtetuar se e vërteta paraqet njërin prej problemeve më të rëndësishme të filozofisë  në të vërtetë të teorisë së njohjes, që është drejtim i filozofisë. Filozofi pra si arkitekt i zbulimit të të metave dhe i krijimit të vlerave të reja, gjithnjë dhe në mënyrë të pandërprerë është ballafaquar me pyetje sa të shumta aq edhe të ndryshme, sepse në të vërtetë, ç`është e vërteta, kuptohet gjatë periudhave të ndryshme kohore.

Duke menduar dhe shkruar nga kushtet e përmendura më sipër mendoj se me të drejt shkruan Niçe: “Gjithnjë e më shumë kam përshtypjen se filozofi, si qenie njerëzore e nevojshme për të nesërmen dhe të pasnesërmen, është gjendur gjithmonë, dhe i është dashur gjithmonë  të gjendet, në kundërshti me të sotmen  e tij: armiku i tij çdo herë është mendimi i sotëm”

Një pikëpamje të tillë, më të vështirë për tejkalimin e mënyrës së të menduarit të sotëm në kohë, brenda kohës dhe për çdo kohë mund të arrihet vetëm nëse “Ndryshohet mënyra e të menduarit, sikundër ka ndryshuar mënyra e të menduarit në lidhje me trashëgueshmërinë”

Kur është fjala për tejkalimin e mënyrës së të menduarit të sotëm disa filozofë kanë provuar që këtë çështje ta shtrojnë dhe ta zgjidhin në disa aspekte. Frege  në veprën e tij “Bazat e aritmetikës”, me gjuhën e numrave, Vitgenshtaini në veprën “ Tractatus Logico – Philosophicus” me ndihmën e gjuhës ideale, ndërsa në veprën “Kërkime filozofike” me ndihmën e gjuhës së rëndomtë, Haidegeri me ndihmën e një gjuhe të filozofit ose të poetit. Mirëpo për ta tejkaluar një gjendje të tillë në të vërtetë të mendimit të sotëm, një gjë e tillë mund të bëhet gjatë formimit dhe zhvillimit të njërit prej problemeve më të arsyeshme dhe më të logjikshme siç është treguar problemi i së VẺRTETẺS, si njëri në mesin e problemeve më të vështira dhe më të rëndësishme të filozofisë në përgjithësi dhe i teorisë së njohjes në veçanti.

Kur është fjala për këtë problematikë, në të vërtetë për problemin e së vërtetës si ky problem  i filozofisë, po ashtu edhe çdo problem  i çdo shkence tjetër e ka historinë e vet. Problemi i filozofisë i të së vërtetës, duke filluar nga historia e vet, fillon me teorinë e korrespodencës të Aristotelit. Në këtë rast dhe për këtë rast do t'i përmendi vetëm në mënyrë telegrafike edhe atë duke vazhduar prej teorisë së korrespodencës të Aristotelit me tezën e saj “ Përputhja e mendimeve me gjërat”, për të vazhduar me  Franz Brentanon, me tezën e tij “ Përputhja e gjykimit me realitetin”, Bernard Bolzano, me tezën e tij “ E vërteta më vete”, Moritz Schlick, me tezën e tij “Teoria e verifikimit”, Francis Brendli, me tezën e tij “ E vërteta si koherencë”, Wiliam James, me tezën e tij “ E vërteta është e dobishme”, Martin Haideger, me tezën e tij “Aty – të qenët”, Hegeli me tezën e tij “ Tërësia është e vërteta”, teoria relativiste mbi të vërtetën", J. Lok me tezën e tij “Asgjë nuk është në intelekt që më parë nuk ka qenë në shqisa”.

Dallimi në mes të vërtetës së veçantë dhe të së vërtetës së përgjithshme, dallimi në mes të realitetit dhe të së vërtetës, dallimi në mes të njohjes dhe të së vërtetës, dallimi në mes të vërtetës së paragjykuar dhe të së vërtetës së vërtetuar, etj., më gjerë dhe më thellë, shih librin tim Universitar “Metodologjia e kërkimeve shkencore"

Të gjitha ato teori mbi të vërtetën që i përmenda më sipër i përmenda me qëllim për të treguar  dhe për të vërtetuar se sa herë  dhe kurdo herë  që nëpër rrethe  dhe nivele të ndryshme i përdorin fjalët “ti po fletë me logjikë”, “ti po fletë pa logjikë”, “aty ka logjikë’, “aty nuk ka logjikë’ etj, logjika pra është sinonim – adekuat me fjalën E VẺRTETẺ. Në të vërtetë me problemin themelor të filozofisë të së vërtetës. Duke e thënë këtë në një kuptim më të gjerë dhe më të thellë me të gjitha ato probleme, me të cilat merret logjika në të vërtetë në thelb janë problemet e antropologjisë (problemet e të menduarit), ontologjisë, gnoseologjisë, linguistikës, psikologjisë, sociologjisë etj. edhe atë  duke filluar prej Platonit, Aristotelit, Augustinit, Bekonit, Laibnicit, Dekartit, Spinozës, Kantit, Hegelit, Rikerit, Vindenbaldit, Bolzanos, Brentamos, Brendlit, Jemsit, Djujit, Morisit, Raselit, Murit, Vitgenshtainit, Haidegerit, Gadamerit, Sartrit, Pontys etj.