Premiera botërore e filmit 'The House', edhe në Cineplexx!

Kultura June 28, 2017 - 16:47

Muaji qershor është padyshim muaji i filmave më të mirë të këtij viti! Filmat e mrekullueshëm të Hollywood-it, mund t’i shihni edhe në kryeqytetin tonë, në teknologjitë më të avancuara të kinemasë në Cineplexx! Si çdo javë, edhe këtë të enjte (29 qershor) Cineplexx do të jetë një destinacion i shkëlqyer për argëtim, këtë herë me eventin “Premiere Night – The House”.Image

Will Ferrell dhe Amy Poehler do të ri-kthehen në ekran dhe janë gati të na bëjnë të qeshim në komedinë e tyre të fundit: The House. Tema kryesore e filmit zhvillohet rreth një bashkëshorte dhe bashkëshorti, të cilët po përgatiten të dërgojnë vajzën e tyre në universitet, por së shpejti zbulojnë se nuk kanë para për ta bërë këtë.Image

Cineplexx, këtë natë, ka vendosur ta bëjë edhe më të veçantë, duke siguruar pije dhe pizza FALAS nga Sach Pizza. Nga këto dhurata mund të përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit në këtë event – pra të gjithë ata që blejnë bileta për këtë film, do të shoqërohen me pije dhe pizza falas!Image

Ngjarja e filmit “The House” bëhet më interesant, kur Amy Poehler dhe Will Ferrell, edhe pse pa para, janë të bindur ta dergojnë vajzën e tyre në universitet. Këta dy personazhe, vendosin të krijojnë një kazino në shtëpinë e tyre për të gjeneruar para të mjaftueshme për shkollimin e vajzës së tyre.

Avanturat e Amy Poehler dhe Will Ferrell në këtë komedi, do të mund t’i shihni gjatë eventit me 29 qershor, prej orës 20:00.

Interesimi për këtë event është shumë i madh. Deri tani, kemi mësuar se janë shitur mbi 300 bileta për premierë. Biletat mund t’i blini çdo ditë pas orës 15:15 në Cineplexx!

Për më shumë informata, klikoni KETU