Kureshtje për 'Game of Thrones'

Kultura May 20, 2017 - 08:47

Një provë për epilogun e sezonit të 5-të, të një prej serive më të përfolura televizive, “Game of Thrones”, është duke u zhvilluar nga HBO dhe George R R Martin.

Prozatori thotë se një shkrimtar tjetër u është bashkangjitur katër të shpallurve më herët këtë muaj, por nuk e ka zbuluar se kush është ai person. “Katër skripta ishin në zhvillim e sipër kur unë mbërrita në LA javën e kaluar, por kur u largova i kishim pesë”, shkroi ai në blogun e tij.

Ai po ashtu zbuloi se ende i mbetet ta kompletojë librin e gjashtë në ciklin e librave “A Song of Ice and Fire” (Një Këngë e Akullit dhe Zjarrit).

“Po, para se të pyesë dikush, ende jam duke punuar në ‘Winds of Winter’ (Erërat e Dimrit) dhe do të vazhdoj të punoj në të derisa ta përfundoj. E pranoj, do të dëshiroja ta klonoja veten, ose të gjeja një mënyrë të shtoja më shumë orë në ditë, ose ndonjë mënyrë që t`ia dal mbanë pa gjumë. Por puna është kështu si është, kështu që vazhdoj të manovroj”, thotw Martin.

Jane Goldman- bashkautorja britaneze e “Kick-Ass” dhe Carly Wray, e cila ka shkruar për “Mad Men”, do të punojnë me George R R Martin.  Shkritmari i LA Confidential, fituesi i çmimit Oscar, Brian Helgeland, dhe shkrimtari i Kong: Skull Island, Max Borenstein, po ashtu kanë nënshkruar kontrata për të punuar në shfaqje. Gjithë çfarë George R R Martin do të thotë rreth shkrimtarit të ri është se ai është një ekspert në punën e tij.

George R R Martin po ashtu thotë se shfaqjet e reja nuk duhet të quhen si përfundime të befasishme.

“Secili nga konceptet nën diskutim është një sqarim më shumë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur para atyre të shfaqura në film se sa vazhdim i atyre çfarë kemi parë deri tani”, shkroi ai.

Ai u morr edhe me thashethemet rreth ngjarjeve që duket të jenë ‘të papritura’. Është filluar një peticion për t`u munduar ta bëjnë Geroge R R Martin-in të shkruajë për rebelimin e Robertit si dhe për pushtimin e Aegon-it, the Dawn Age (Koha e Agimit), the Age of Heroes (Koha e Heronjve) si dhe Dunk dhe Egg.

Rebelimi i Robertit i referohet kohës kur Eddard Stark, Jon Arryn dhe Robert Baratheon e mposhtën ‘House Taragaryen’ dhe filluan ‘Baratheon Dynasty’ (Dinastinë e Baratheonëve). “Nuk do ta bëjmë pjesën e Dunk dhe Egg. Me siguri, do të doja shumë, sikurse shumë prej jush, por deri tani i kam shkruar dhe botuar vetëm tri novela dhe janë të paktën edhe shtatë apo tetë, apo 10 tjera që dua t'i shkruaj. Nuk do ta bëjmë as pjesën e rebelimit të Robertit. E di që mijëra prej jush e duan këtë, e di që është duke u bërë një peticion, por me të përfunduar shkrimin e ‘A Song of Ice and Fire’, do të dini çdo gjë të rëndësishme që ka ndodhur në rebelimin e Robertit”, shkruan Martini, raporton BBC.

Seria e shtatë dhe e parafundit e ‘Game Of Thrones” do të shfaqet në Mbretërinë e Bashkuar në Sky Atlantic dhe NOW TV në 2 të mëngjesit, të 17 korrikut, para se të përsëritet në ora 9 pasdite./Zeri/.