'Një përmendore për gomarin' në TKK

Kultura May 19, 2017 - 20:51

 Në skenën e vogël të TKK-së u prezantua premierë komedia me titull “Një përmendore për gomarin” e Ali Mehmetit, regjinë e të cilës e ka punuar regjisorja Natyrë Kallaba, shkruan "zeri.info".

Shfaqja “Një përmendore për Gomarin” ngrihet mbi idenë e përplasjes së dy realiteteve. Oligarkive politiko-biznisore, të cilët shfaqen të paskrupullt dhe tepër të shkathëta, duke kthyer çdo papritshmëri në llogari të vet, dhe nga ana tjetër, njerëzve të thjeshtë të instrumentalizuar, të cilët udhëhiqen nga logjika e instinkteve dhe logjika e mbijetesës nga rasti në rast. Aty ku bëhet dashuri e ku vdiset, aty ku përmbushen të gjitha kërkesat dhe ambiciet jetësore, nga ushqimi e deri te politika e seksi.

Kthesa dramaturgjike që e shndërron prologun tragjik-komik në një groteskë triumfale, do të ndryshoj në tërësi imazhin e shfaqjes, duke e shndërruar hapësirën skenike në një tribunë, sërish fantastike, që përmbushet vetëm me një shtatore - torzo monumentale të Gomarit.

Me rolet e tyre në këtë shfaqje paraqitën aktorët Çun Lajci, Kosovare Hoti, Kreshnik Malushaj, Besart Zeneli, Beslidhje Bytyqi, Alban Rexhaj dhe Valire Haxhijaj. Shfaqja do të reprizohet në TKK edhe më 20 maj, ditën e shtunë. Zëri

 

Image