Selman Jusufi, aktori më i mirë në ‘ÉCU’

Kultura April 24, 2017 - 11:12

Janë ndarë çmimet e festivalit “ÉCU The European Independent Film Festival” ku aktori Selman Jusufi ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” për interpretimin e tij në filmin “Eho” nga Dren Zherka, shkruan zeri.info.

Ky festival këtë vit ka shfaqur 73 filma nga 28 shtete e ndër ta edhe filmin “Eho” të Dren Zherkës, film ky i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës i cili pati premierën ndërkombëtare në “Montreal World Film Festival” vitin e kaluar.

“Eho” flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij. Filmi është i realizuar nga shtëpia filmike “ASHA” dhe “MAGUSfilms” me producent Alban Zogiani. Zëri