Të rinjtë e Prishtinës shfaqin filma në park

Kultura April 14, 2017 - 12:28

Ka disa javë që në parkun e qytetit në Prishtinë kanë nisur shfaqja e filmave në ambient të hapur. Këtë po e bëjnë një grup të rinjsh nga Prishtina, që duan ta thyejnë rutinën e mënyrës së si e kalojnë kohën e lirë moshatarët e tyre, shkruan zeri.info.

Këtë të shtunë iniciativa e titulluar ‘Film n’park’, sjellë filmin “Even the rain”, në parkun e qytetit, me fillim nga ora 20:00.

“Even the rain”, flet për regjisorin spanjoll Sebastian, producentin e tij Costa dhe të gjithë ekipin e tij të cilët janë në Bolivia, më saktësisht në pjesën e Cochabamba-s, për të xhiruar një film rreth Kristofor Kolombo-s, për udhëtimet e tij të para dhe mënyra se si spanjollët i kanë trajtuar indianët në atë kohë.

Përveç filmit që do të shfaqet të shtunën në parkun e qytetit, do të ketë edhe aktivitete të tjera që do të fillojnë nga ora 14:00. Sipas njoftimit të organizatorëve në rrjetin social Facebook, disa nga të rinjtë e Prishtinës kanë shpreh dëshirë të pikturojnë, të zbukurojnë parkun me drita, të lexojnë poezi e të bëjnë muzikë.

“Krejt ata që dëshirojnë të i bashkohen aktiviteteve para filmit janë te mirëseardhur. Pas filmit do të ketë diskutim lidhur me temën që trajton filmi. Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ftoni sa më shumë shokë dhe shoqe”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. Zëri