Shkumbin Istrefi takon aktoren Vanessa Redgrave

Kultura April 12, 2017 - 16:03

Një takim me aktoren e famshme Vanessa Redgrave do ta donte çdo filmdashës. Këtë fat e ka pasur aktori i mirënjohur kosovar, Shkumbin Istrefi, shkruan "zeri.info".

Ai dhe Redgrave janë takuar në Londër, ku Istrefi ka qëndruar për disa ditë, si pjesë e kastës së filmit “Fusha e Mëllenjave” .

Aktori Istrefi ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një fotografi ku shihet me Vnessa Redgrave. “Në vizitë te aktorja dhe mikesha e madhe Vanessa Redgrave”, ka shkruar Istrefi. /Zëri./