Festivali DAM nis më 31 mars, zbulon imazhin e edicionit të 12-të

Kultura March 15, 2017 - 15:22

Dymbëdhjetë lodra në formë të patës, me ngjyrë rozë, janë imazhi i posterit, në të cilin

po ashtu është shtruar pyetja: “Unë jam instrument muzikor?”. Imazhi i Festivalit të
12-të Ndërkombëtar të Muzikës Klasike dhe Eksperimentale shënon bashkëpunimin 10 vjeçar të DAM-it me kompaninë e dizajnit projectgraphics. 

Në këtë dekadë bashkëpunim imazhi i festivalit është shpërblyer me dhjetëra çmime të dizajnit në botë.

Ndryshe festivali do të hapet me 31 mars dhe do të ofrojë koncerte, ligjërata dhe
punëtori deri më 8 prill. Përveç Prishtinës, festivali shtrinë aktivitetin e tij edhe në Pejë,
Gjakovë dhe Prizren. Disa nga emrat që do interpretojnë në DAM këtë vit përfshijnë:
ansamblin e muzikës bashkëkohore “United Instruments of Lucilin” nga Luksemburgu,
dirigjentin e famshëm indonezian Noorman Widjaja dhe korin e qytetit të Pejës
Siparantum.

 Në këtë edicion festivali do të sjellë për publikun një përvojë të re koncertale si dhe do të shpalos projekte muzikore që e gjejnë muzikën edhe tek gjësendet e thjeshta. Këtij edicioni i ka paraprirë ligjërata e dirigjentit dhe kompozitorit amerikan Gregory Charette “Ri mendimi i përvojës koncertale” e mbajtur në Klubin e Boksit më 25 të muajit të kaluar.

 Programi i plotë i festivalit DAM për vitin 2017 do të publikohet më 21 mars 2017.