Gjermani, përleshje mes azilantëve shqiptarëve dhe eritreas

Kronika July 15, 2016 - 15:13

Të enjten në mbrëmje, në një kamp azilantësh në Ingelheim  të Gjermanisë ka ndodhur një përleshje mes një grupi shqiptaresh dhe një tjetri nga Eritreja.

Sipas mediave gjermane mësohet se fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje ndërmjet personave me prejardhje nga Eritreja dhe dy meshkujve të tjerë me prejardhje shqiptare. Më pas, gjendja u acarua mes tyre dhe ata sulmuan njëri- tjetrin me shkopinj druri, përcjell albinfo.ch.

Gjendja u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së dy dëshmitarëve të guximshëm që arritën ta ndalin rrahjen mes dy grupeve.

Të dy personat nga Eritreja, para se të vinte policia arritën të largohen me një veturë të vogël ngjyrë të bardhë.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë përleshje ishin të dehur dhe morën plagë të lehta trupore.