Dy të vdekur në një aksident trafiku në Gjakovë

Kronika June 26, 2016 - 17:13

(I Plotësuar) Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në fshatin Meqe të Gjakovës.

Zyrtarja e Policisë, Lirije Podrimaj, ka thënë për Express, se mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy pasagjereve që ishin të përfshira në aksident. 

“Mjekët na lajmëruan se kanë vdekur dy femra, në aksidentin që ndodhi në fshatin Meqe të Gjakovës”, ka thënë Podrimaj

Policia: Dy persona u lënduan në aksidentin e sotëm në Gjakovë 

Në fshatin Meqe të Gjakovës, para disa minutash ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, ku janë lënduar dy persona.

Lajmin, e ka konfirmuar zyrtarja për marrëdhënie me publikun në Drejtorinë rajonale të Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj, duke thënë se dy persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur.

“Sipas informatave që kam nga terreni, lëndime të rënda kanë marrë dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Podrimaj për Express.

LEXO EDHE: Aksident në magjistralen e Gjakovës, vetura bie në ara (FOTO)

Ajo ka thënë se për momentin nuk ka informata të tjera derisa njësitet e Policisë janë në vendngjarje duke u marrë me rastin.