Semimaturanti problematik prizrenas (Video)

Kronika May 30, 2016 - 20:41

Nxënësit e shkollës “Mati Logoreci” në Prizren janë në hall nga një semimaturant derisa i njëjti ka rrahur edhe nxënësin Artin Brahaj.

Në momentin kur Artini që është në klasë të tetë refuzoi t’i jepte të holla, nxënësi që thotë se është një vit më i madh e sulmoi.

Për këtë babai i Artinit fajtor po e len drejtorinë e shkollës dhe objektin e pasigurt.

I kontaktuar nga Klan Kosova, drejtori i shkollës “Haxhi Kabashi” përmes telefonit e pranoi se sulmuesi A.K është agresiv me nxënësit tjerë dhe se nuk është hera e parë që ai krijon problem brenda shkollës.

Babai i sulmuesit, Nexhmedin Kryeziu, ka shfaqur keqardhje dhe tha se ka marrë masa ndaj të birit por e pranoi se vështirë mund të ndërrojë sjelljet e tij.

Ai i ka kërkuar falje publike familjes së djalit të sulmuar dhe tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur. /KlanKosova/