Aksident në Veternik, pesë të lënduar

Kronika May 05, 2016 - 20:26

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Veterenik.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se një nga personat e lënduar është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Hoxha tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e lënduar janë përcjellë për trajtim mjekësor”, tha Hoxha përmes telefonit.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me Qendrën Emergjente në QKUK, por ata nuk kanë dhënë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të lënduarve.