Ngritet aktakuzë kundër hoxhës Irfan Salihu (VIDEO)

Kronika February 15, 2016 - 17:05

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngrit aktakuzë kundër I. S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

I. S., dyshohet se në mars të vitit 2013, ka nxit, ka përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.