Një personi në Junik i gjenden armë pa leje, arrestohet i dyshuari
Foto: Laura Hasani

Një personi në Junik i gjenden armë pa leje, arrestohet i dyshuari

Kronika May 09, 2024 - 09:14

Policia në Junik ka arrestuar të mërkurën një person, për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri