500 euro gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara shpejtësie në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

500 euro gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara shpejtësie në Ferizaj

Kronika May 09, 2024 - 09:02

Policia e Kosovës më datën 08.05.2024, rreth orës 02:40, në rrugën’’Rexhep Bislmi’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët: B.Z., i moshës 29-vjeçar dhe E.B. 22-vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit të tjerë në komunikacion.

Ndaj tyre u shqiptua nga një gjobë kundërvajtëse me dënim 500 euro, pesë pikë negative dhe heqje të patentës së shoferit për 12 muaj.