Dyshohet se nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, sot varroset 9-vjeçarja
Kronika
May 06, 2024 - 11:43
Vajza 9-vjeçare e familjes Arrazi, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë, do të përcillet sot për në banesën fundit.
Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30.
Ndërkohë, vazhdon edhe sot në ditën e dytë të kërkimit operacioni në lumin Buna për gjetjen e trupave të nënës 39-vjeçare Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj të mitur 3 dhe 8 vjeç që u hodhën më datë 3 maj.
Ndërsa 9-vjeçarja është gjetur mbrëmjen e 4 majit, polumbarët e Shkodrës po hasin vështirësi në gjetjen e trupave të tjerë. Në ndihmë të tyre në këtë operacion janë angazhuar dhe banorë të zonës me varka dhe gomone.