Dy persona tentojnë ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Kronika
May 04, 2024 - 08:30
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë.
Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thotë Policia. /Zëri