Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për vendodhjen e personazhit të Titkot-ut
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Policia ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive për kapjen e personit të dyshuar për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
Nga rrjetet sociale është siguruar fotografi e personit të dyshuar mirëpo deri me tani nuk është bërë identifikimi i tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kujtojmë se personazhi në foto njihet në TikTok me emrin “Fire” dhe njihet për sfidat banale që bën në këtë rrejt social me persona të ndryshëm. /Zëri