Inspektorati i Prishtinës për dy javë shqipton rreth 158 gjoba
Foto: Laura Hasani

Inspektorati i Prishtinës për dy javë shqipton rreth 158 gjoba

Kronika April 22, 2024 - 12:52

Inspektorati i Prishtinës dy javët e fundit gjatë punës në terren ka shqiptuar rreth 158 gjoba për mosrespektim të akteve të ndryshme.

Sipas Inspektoratit, kjo gjë ka shkaktuar probleme të shumta edhe në mbarëvajtjen e komunikacionit të kryeqytetit, njofton Klankosova.tv.

“Inspektorati i kryeqytetit për gjatë dy javëve të fundit gjatë punës në terren ka shqiptuar rreth 158 gjoba të ndryshme për mosrespektim të akteve të ndryshme të kryeqytetit, duke shkaktuar në këtë mënyrë probleme të shumta edhe në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet”, shkroi Inspektorati në Facebook.

“Aksionet dhe kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen!”.