Gruaja sulmon ish-bashkëshortin në Fushë-Kosovë pas mosmarrëveshjes për kujdesin ndaj fëmijës

Gruaja sulmon ish-bashkëshortin në Fushë-Kosovë pas mosmarrëveshjes për kujdesin ndaj fëmijës

Kronika April 20, 2024 - 10:02

Një grua është dërguar në mbajtje pasi ka kanosur dhe sulmuar ish-bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur të premten pasmesnate, ku ankuesi mashkull ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshje lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, ish-gruaja e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri