Paraburgim ndaj një personi të dyshuar për dhunimin e të miturës në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Paraburgim ndaj një personi të dyshuar për dhunimin e të miturës në Ferizaj

Kronika April 19, 2024 - 17:16

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit I.R., nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas njoftimit, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në periudhë kohore nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars të viti 2024, në vazhdimësi ka detyruar të dëmtuarën e mitur të moshës nën katërmbëdhjetë (14) vjeçare që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.

Bëhet e ditur se fillimisht i pandehuri derisa ishte shofer i autobusit pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizaj në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës. /Zëri