Arrestohet i dyshuari për dhunim në Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Ferizaj

Kronika April 19, 2024 - 09:28

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar për dhunim në Ferizaj.

Nga Policia bëhet e ditur se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhunimi dyshohet se kishte ndodhur në prill të vitit 2023, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje, transmeton Zeri.info.

“Ferizaj/ prill 2023. Lidhur me rastin, më 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri