Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për disa vjedhje të rënda

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për disa vjedhje të rënda

Kronika May 27, 2020 - 22:10

 

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për indentifikimin e një personi i cili është shpallur në kërkim.

Këtë kërkesë PK e bëri përmes një postimi në facebook, ku publikoi edhe fotografinë e personit në fjalë.

“Policia e Kosovës, me autorizim nga prokuroria, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar në foto. I dyshuari kërkohet nën dyshimet për përfshirje në 'vjedhje të rënda' dhe raste të tjera”, thuhet në postim.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë).