Apeli ia vërteton dënimin prej 18 vjet e gjashtë muaj burgim të dënuarit për vrasjen e shokut

Apeli ia vërteton dënimin prej 18 vjet e gjashtë muaj burgim të dënuarit për vrasjen e shokut

Kronika February 24, 2020 - 16:09
Njoftimi i Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimin prej 18 vjet e gjashtë muaj burgim, të akuzuarit për vrasjen e shokut në Bresalc të Gjilanit, Liridon Uruqit, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka njoftuar se i ka refuzuar ankesat në këtë rast dhe se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan është vërtetuar. Sipas këtij aktgjykimi, ai është dënuar më dënim unik prej 18 vjet e 6 muaj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” dhe “Kanosje”.

“Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Po ashtu vlerëson  se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë,  është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe Rasti “Veteranët”, Ramush Haradinaj s’shkon në seancë, gjykimi vazhdon me dëshmitarë tjerë
Kronika February 24, 2020