30 ditë paraburgim për Burdushin

Kronika November 17, 2018 - 17:06
Lexo detajet!

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke i caktuar kështu Hysri Peqanit një muaj paraburgim.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi gjyqtari i procedurës paraprake Luan Berisha.

LEXO EDHE: Këto janë provat e prokurorisë ndaj ‘Burdushit’

Mjeku popullor që ndryshe njihet si Burdushi sipas aktvendimit për fillim të hetimeve dyshohet për katër vepra penale.

Burdushi sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Kërkesën për masë të paraburgimit e kishin kundërshtuar avokatët e Burdushit duke thënë se i mbrojturi i tyre po ‘përndiqet pa të drejtë’.