Aksident katastrofal në Mramor, numër i madh i të lënduarve, ka edhe të vdekur

Kronika November 16, 2018 - 18:29
Lexo detajet!

Dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 17:00 në një aksident në fshatin Mramor në magjistralen Prishtinë – Gjilan, raporton “Zëri.info”.

 Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka thënë “Zëri.info”, se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe se vdekjen e pasagjerëve e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine - Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete. si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pesuar 6 persona. dy prej te cileve ne vendin e ngjarjes kane nderruar jete. vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje, nderkohe qe 4 personat e lenduar jane derguar per tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti. ZËRI