Paraburgim ndaj të dyshuarit për keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjet

Kronika November 15, 2018 - 15:24
Lexo tjera detaje

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka caktuar masën e paraburgimit për një person nga komuna e Shtimës, i cili dyshohej se ka kryer vepër penale, keqperdorim seksual të një të miture, përcjell "Zëri.Info".

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të evidentuar si: PP/I.nr.191/18, të datë15nëntor 2018 për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit I.S. nga Komuna Shtime,shtetas i Republikës së Kosovës. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 2 nën paragrafi 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri I.S.dyshohet se më2 nëntor 2018, në Shtime përkatësisht para shtëpisë së të dëmtuarës – fëmijë M.O e moshës njëmbëdhjetë (11) vjet, e ka hipur në veturën e tij dhe e ka dërguar në fshatin Reçak, me ç’rast e ka keqpërdorur seksualisht. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për krime të Rënda,kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar, konform nenit 187 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehuriti është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.