Sipërfaqe me hashash të mbjellur e armë i gjendet pejanit, arrestohet

Kronika November 13, 2018 - 11:40
Lexo Detajet

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij në rrugën “Ahmet Gjikolli” në Pejë, i janë gjetur të mbjellura katër bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, një shishe me lëng që dyshohet të jetë metadon, 46 fara të llojit kanabis sativa dhe dy fishek të armës së zjarrit, njofton Policia e Kosovë, transmeton zeri.info.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./ZERI