Tre shtetas shqiptar kalojnë ilegalisht kufirin

Kronika November 12, 2018 - 11:00
Detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas shqiptar pasi që të njëjtit në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin Kosovë-Serbi, transmeton "Zeri.info"

Sipas policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fshati Zllapuxhë, Dragash 11.11.2018-17:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI