Dalin dëshmi tronditëse: Si u vra Oliver Ivanoviq?

Kronika November 09, 2018 - 20:25
DETAJET

Kryetari I Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, u vra mëngjesin e 16  Janarit të vitit 2018, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës.
Po bëhen gati 1 vit që nga koha kur kanë nisur hetimet për vrasjen e tij, por që deri më tani  nga institucionet përgjegjëse nuk janë dhënë detaje se deri ku kanë shkuar hetimet. 

Ekipi i emisionit "Udhëve" ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit që është duke u bërë në lidhje me këtë vrasje, bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve, urdhëri për eliminimin e  Ivavonoviqit është dhënë në Beograd.

Sipas këtyreinformacioneve i gjithë plani për eliminimin e Oliver Ivanoviqit është organizuar nga shërbimet sekrete serbe përkatësisht shefit të BIA-s, Bratisllav Gashiq në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Milena Popoviqin (gruaja me të cilën Ivanoviq bashkëjetonte). 

Pjesë e këtij plani ishte edhe Marko Gjuriq , drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë e Metohi”, zyrtarë të lartë të Partisë Përparimtare Serbe të presidentit Aleksandar Vuqiq  si dhe Zhelko Mitrovic , pronari i TV Pink.

Madje Mitrovic në televizionin e tijë me 16 tetor të vitit 2017 para se të mbaheshin zgjedhjet komunale, kishte transmetuar një spot në të cilin Oliver Ivanovic ishte paraqitur si bashkëpuntorë I shqiptarëve dhe tradhëtarë serb.

Këtë spot vetë serbët po e cilësojnë si plumb në kokën e Oliver Ivanovicit.

Momçillo Trajkovic , Avokat : Secili njeri normal kish me shtru pyetjen a është normale të bësh një spot të tillë ?Kjo nënkupton se në kokën e Oliverit është vnu Plumbi për cka bëhet fjalë, ma spjegoni dmth e këtij spoti. Tregom ti cfarë dmth ky spot a do të ma bësh edhe mua një spot tillë. A duhet ta pres edhe një spot të tillë edhe për vete a do të më shpallni tradhëtar.

Hulmtimin e plotë me titull “Dosja Oliver” mundë ta ndiqni menjeherë pas edicionit të lajmeve në emisonin “Udhëve”.