LAJMI I FUNDIT: Një i vrarë dhe dy të plagosur

Kronika October 04, 2018 - 23:06
Lexo detajet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e kryeqytetit të Shqipërisë, në zonën më të populluar të saj, atë të ish-Bllokut, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar atje rreth orës 21:50, ndërkohë që nga raportimet paraprake bëhet e ditur se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të shtënat pranë një lokali kanë shkaktuar panik mes frekuentuesve të shumtë të jetës së orëve të vona në Tiranë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa po punohet për rrethanat dhe identifikimin e kapjen e autorëve të ngjarjes./TopChannel/