Babai nuk e respekton urdhrin e mbrojtjes, sulmon dy vajzat e tij

Kronika October 01, 2018 - 11:39
Lexo detajet

Një mashkull është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti nuk e ka respektuar urdhrin e mbrojtjes dhe ka sulmuar fizikisht dy vajzat e tij, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktimat kanë pasur urdhër mbrojtje nga Gjykata gjë të cilën nuk e ka respektuar i dyshuari.

LEXO EDHE: Tmerrohen banorët e Deçanit, ja çfarë gjejnë në livadh

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjakovë 30.09.2018 - 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën mbrojtëse të lëshuar nga Gjykata dhe në shtëpi ka sulmuar fizikisht dy vajzat. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /ZËRI