Përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë

Kronika August 15, 2018 - 23:14
Lexo detajet

Disa persona janë përleshur fizikisht ndërmjet vete sot rreth orës 21:00 në lagjen Arbëria në Prishtinë, në afërsi të marketit “Mini Max”.

Nuk dihet ende numri i saktë i personave të përfshirë në përleshje, teksa Policia e Kosovës ka thënë se “disa persona janë shoqëruar në polici”.

“Sot rreth orës 21:00 janë arrestuar disa persona në lagjen Arbëria të Prishtinës. Personat e përfshirë në rrahje janë shoqëruar në stacionin e policisë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë.