Arrestohet aktivisti i ‘Vetëvendosjes’ në kufirin e Shqipërisë (FOTO)

Kronika July 23, 2018 - 11:41
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje në kufirin e Shqipërisë, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media “Vetëvendosje” ka bërë të ditur se Policia ka arrestuar aktivistin Shkëlqim Morina për shkak të aksioneve të mëhershme politike. /ZËRI/

Njoftimi i plotë i “Vetëvendosjes”:
 

Pushteti do të tregojë se nuk dorëzohet në gabimet e tij. Kështu sot, aktivisti Shkelqim Morina është arrestuar në kufirin me Republikën e Shqipërisë, derisa shkonte në pushime me gruan e tij.

Arrestimi i tij është bërë për shkak të aksioneve të mëhershme politike. Shqetësimi i aktivistëve për projektet e dëmshme politike në Kosovë është treguar i drejtë, angazhimi i tyre i dobishëm, kurse instalimi përdhunshëm i atyre projekteve nga ana e Qeverisë është vërtetuar si i rrezikshëm për shtetin e Kosovës.

Kjo është dëshmuar edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sot, arroganca e pushtetit dhe mospërfillja me të cilat qeveritarët shkojnë në Bruksel po i detyrojnë qytetarët të dalin në protesta sërish.

Pikërisht në këtë kohë vazhdon edhe përndjekja e aktivistëve.

Brutaliteti i qeverisë nuk e ka bërë që të fitojë, por thjesht të dalë kërcënuese por edhe e zmprapsur nga populli. Kështu edhe do të ndodhë.

Image