Vdes një punëtor në vendin e punës në Prizren

Kronika July 20, 2018 - 12:00
Lexo detajet

Një person ka vdekur dje pas një lëndimi që ka marrë në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Siç raporton Policia viktima mashkull, në rrethana të panjohura është lënduar në vendin e tij të punës.

Ai fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-në, ku edhe ka ndërruar jetë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.