Lirohen pesë serbët e arrestuar sot në Gjilan

Kronika July 10, 2018 - 14:50
Detajet

Pesë të dyshuarit serbë të cilët u arrestuan nga Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm në Gjilan, janë liruar.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

LEXO EDHE: Këta janë pesë serbët e arrestuar sot në Gjilan

Të njëjtit ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale prishje e rendit kushtetues si dhe prishje e sigurisë.