I vetëvrari në Mitrovicë kishte dosje penale, kërkohej nga policia e Shqipërisë

Kronika June 21, 2018 - 18:51
Lexo detajet

Mbrëmë një 25 vjeçar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese në afërsi të palestrës së sporteve në Mitrovicë.

Viktima ishte Vilson Duraku nga qyteti i Kukësit, i cili jetonte me qera në Mitrovicë.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dyshimet kryesore të hetuesisië qojnë në pistën e vetëvrasjes, pasi që banesa në të cilën jetonte me qera viktima, ka qenë e mbyllur nga brenda në momentin kritik.

Veriu.info mëson se viktima ishte në kërkim nga Policia e Shqipërisë, për shkak të veprave kriminale të cilat dyshohet se i kishte kryer atje.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Vilson Duraku ka dosje penale edhe në policinë e Kosovës.

Veriu.info ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, por ai nuk ka mundur të jep detajet për identitetin e viktimës e rrjedhimisht as për të kaluarën e tij, duke thënë vetëm se viktima dyshohet se ka inicialet V.D., përderisa akoma janë në pritje të rezultateve të obduksionit nga Mjekësia Ligjore.