Kronika

Adoleshentja nga Kosova arrestohet në Austri për terrorizëm

Adoleshentja nga Kosova arrestohet në Austri për terrorizëm
18 qershor 2018 • 13 : 00

Lexo detajet

Një vajze 15-vjeçare, me origjinë nga Kosova, i është caktuar paraburgim për një muaj në Austri, sepse dyshohet se po përgatiste një sulm terrorist.

Sipas Karl Fischer nga zyra e prokurorit Sankt Pelten, një vajzë që jeton në Austrinë e Ulët e lavdëroi Shtetin Islamik nëpërmjet internetit dhe ishte informuar rreth zbatimit të sulmit me helm.

Image

Një shërbim i huaj i inteligjencës informoi kolegët austriak më 16 maj se kryerja e një sulmi terrorist u konsiderua nga një IP adresë në Austrinë e Ulët.

Kjo IP adresë u lokalizua në një vend të vogël në rajonin e Mostfirtel, shkruan gazeta "Der Standard" e Vienës, raporton zeri.info

Analiza e të dhënave nga një IP adresë, me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës së huaj, gjurmoi vajzën, e cila nga 18 maji gjendet në paraburgim.

Gjatë hetimit të telefonit të saj celular, u gjetën materiale propaganduese të ISIS-it.

Avokati i vajzës, Wolfgang Blaschitz, bëri ankesë për shkak të masës së paraburgimit dhe tha se adoleshentja u fut në telashe për shkak të "lavdërimeve që nuk korrespondojnë me realitetin".

Që nga prilli, adoleshentja ka shprehur simpati ndaj Shtetit Islamik përmes sistemit “chat”.

Ajo prezantohej në rrjetet sociale si një burrë i quajtur "Davud" dhe përdori “chat”grupet sekrete të mbështetësve të ISIS-it, duke diskutuar planet për të kryer një sulm terrorist në Austri.

Ajo ishte veçanërisht i interesuar për sulme me helm, në vendet ku shiteshin produktet ushqimore. Ajo u informua se si të përdor një kimik të tillë si "Agent Orange".

Ajo u informua gjithashtu për udhëtimin nga toka e jobesimtarëve në tokat e besimtarëve.

Avokati i saj vuri në dukje se vajza në vendin ku ajo jeton konsiderohet të jetë një e huaj, sepse ajo është e vetmja e veshur me hixhab.

Adoleshentja ishte e urryer në shkollë për këtë arsye, shtoi ai, duke theksuar se ajo kishte filluar të kërkonte miq përmes internetit dhe atje ajo u takua me ekstremistët.

Dhe brenda familjes, 15-vjeçarja, e cila zotëron nënshtetësinë austriake, është kritikuar vazhdimisht për veshjen e saj.

Shumë vite më parë, prindërit e saj erdhën nga Kosova në Austrinë e Ulët dhe, sipas avokatëve, ata ishin të integruar në mënyrë të përkryer./Zeri

 

 

© zëri.info