Numri i aksidenteve për 24 orë e fundit

Kronika June 16, 2018 - 16:36
Lexo detajet

Kosova po vazhdon të ketë një numër të madh të aksidenteve brenda ditës.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 31 aksidente, prej tyre 13 janë me të lënduar ndërsa 18 të tjera vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 239 tiketa të trafikut. Ndërsa ka arrestuar 9 persona prej të cilëve 7 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtjen të dënimit.