Prishtinë: Furgoni përplaset në një dyqan, lëndohen 9 persona

Kronika June 12, 2018 - 10:00
Lexoni më shumë detaje

Rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ka ndodhur një aksident me ç’rast janë lënduar 9 persona, raporton “Zeri.info”.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, ku një furgon për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe është përplasur  në një dyqan, raporton “Zeri.info”.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas Policisë, njësiti i trafikut e ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar, raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 07:00, në lagjen Kodra e trimave, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’ rast një automjet (furgon) ,  për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe është përplasur  në një dyqan.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 9 (nëntë) persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky  aksident trafiku.

Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar.

Rasti do të  procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.