Policia e Serbisë ndalon fotografitë e artistes Eliza Hoxha

Kronika May 30, 2018 - 10:50
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Një fotografi e kohës së luftës ku mbahet mbishkrimi “UÇK” dhe flamuri i Shqipërisë, i janë ndaluar fotografes Eliza Hoxha, në Merdarë, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, raporton rtklive.com.

Policia e Serbisë ka ndaluar 3 fotografi si dhe katalogun e ekspozitës të artistes Eliza Hoxha, të cilat kishin dedikim ekspozitën “Midis ëndrrës dhe realitetit”, në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Mirëdita-Dobrdan”, që organizohet në Beograd, raporton rtklive.com. 

Gazetari i RTK-së, Alban Selimi që po përcjell së afërmi ngjarjen ka realizuar fotografi ekskluzive në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë kur fotografitë e Hoxhës janë ndaluar.

Po ashtu, gjithë pjesëmarrësit e festivalit janë kontrolluar në detaje për mase një orë dhe policët kufitarë kanë urdhëruar që të mos bëhen fotografi në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, gazetarit të RTK-së i është kërkuar që të shlyhen fotografitë e realizuara në kufi.

Momenti kur policët ndalojnë fotografitë e artistes Eliza Hoxha Image